Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 9 Maj/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të dielën: Gazeta "Shqip" NEGOCIATAT PËR KRIZËN, RIFORMATOHET TRYEZA E DYTË E PRESIDENTIT TOPI PS, sot protestë të madhe. Shtohet numri i grevistëve në spital. Rama: Largohemi këtej të vdekur. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Çelet sezoni turistik/Vlora, festivale dhe aktivitete argëtuese. Saranda pret gjysëm milion turistë. - Lirohen 260 policë, nuk kaluan testin e shkollës. Gazeta "Panorama" KREU I PS-së GATI PËR DIALOG Greva, 41 intelektualë letër Ramës: Mos na pengo vizat. PS: Të hënën bllokim rrugësh/Në ditën e 8-të të grevës së urisë, pesë persona të tjerë dërgohen në spital. Letër e hapur nga një pjesë e artistëve e shkrimtarëve për kreun e PS-së. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Talasemia/Lushnja i jep titull Liri Berishës. - Pozonte me kallash për Facebook, vritet gabimisht 18-vjeçari. Gazeta Shqiptare GREVA/PS VENDOS BLLOKIM RRUGËSH DHE INSTITUCIONESH Merret vendimi ekstrem: Qytetarët do të bllokojnë shtetin. Rëndohet gjendja, grevisti i 12-të lë çadrën. 41 artistë letër Ramës: Stop blllokimit të sheshit. Kreu i PS-së: Keqardhje e neveri për këtë harem sazexhinjsh e dajrexhinjsh rrogëtarë. Tituj të tjerë të gazetës: - Faik Konica, FBI e përgjoi për dy vjet diplomatin, ndalin faktet. Publikohet për herë dosja hetimore ndaj tij. - Të diplomuarit jashtë rrezikojnë të digjen. Gazeta "Koha Jonë" KREU I SINDIKATAVE SHPËRNDAN LEKË NË MITINGUN E OPOZITËS Zbulohen pamjet filmike, kreu i sindikatave të minatorëve kapet duke shpërndarë para tek protestuesit, që mbledh çdo ditë opozita. SKANDALI/Kryetari i Sindikatave të Minatorëve, Fiqiri Xibri, i njohur si protestues i ashpër për kushtet e punës, kthehet në pagator të PS-së duke shpërndarë lekë në mënyrë ilegale për pjesëmarrësit në protestë. Tituj të tjerë të kësaj gazete: -Vendimi/Autostrada Durrës-Kukës, tuneli hapet më 21 maj. -Superaksion në Lazarat, kontrollohen 315 shtëpi. Gazeta "Shekulli" NEGOCIATAT, DRAFTET QË PO DISKUTOHEN Maxhoranca dhe Topi propozojnë zgjidhje teknike, por jo hapje të kutive. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Sot në ora 11:00 protesta e madhe e opozitës para Kryeministrisë. Gazeta 55 GREVISTËT JANË TË MARRË PENG NGA EDI RAMA Situata johumanitare e tejzgjatur po i tregon opioninit publik se jemi në kushtet e një pengmarrje të vërtetë në mes të Tiranës. Tituj të tjerë: - E vërteta e qëndrimit të deputetit Blendi Klosi në grevë. Gazeta "Rilindja Demokratike" RAMA MERR DHE MAMI ANETËN NË MBLEDHJEN E GRUPIT PARLAMENTAR Për herë të parë në mbledhjen e deputetëve të PS-së merr pjesë dhe Aneta Rama me Koço Kokëdhimën. Tituj të tjerë të kësaj gazete: -Berisha nis i inagurimet e rrugëve të reja turistike. -PD:Rama bëj transparencë mbi gjendjen shëndetësore të grevistëve. /a.s/
KOMENTE