English

PS: Protestë e madhe më 14 maj, mitingje në gjithë vendin

Tiranë, 09 Maj, NOA – Partia Socialiste ka vendosur të përshkallëzoj edhe më tej protestat duke vendosur nisjen e tyre në gjithë vendin. Vendimi është marrë pak minuta më parë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Gjithashtu, grupi i PS-së vendosi që më datën 14 maj, kohë kur mbushen dy javë nga nisja e grevës së urisë, të zhvillohet një tjetër miting i madh i opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Toçi, u shpreh, se do të organizohen protesta në çdo qytet dhe në çdo vend ku njerëzit janë kundër kësaj qeverie.

Ndërkohë që grupi parlamentarë i Partisë Socialiste ka vendosur që qëndrimi ndaj Parlamentit dhe bojkotit të tij të mos ndryshojë deri në një reflektim të mazhorancës.

Sot opozita zhvilloi mitingun e radhës duke zgjedhur 9 majin si Ditën e Europës, për të dhënë mesazhin se opozita nuk kërkon të pengojë liberalizimin e vizave apo integrimin në Bashkimin Europian.

m.xh/NOA

KOMENTE