English

Ps Proteston Për Transparencën E Zgjedhjeve

TIRANË, 9 Maj/ATSH/.- Partia Socialiste (PS) dhe aleatët e saj po protestojnë sot paradite në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku kërkojnë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, përmes hapjes së kutive të votimit. Ky miting, që pason atë të 30 prillit, ka mbledhur nga rrethe të ndryshme të vendit mbështetës të opozitës, por me nje pjesemarje me te vogel se heren e pare. Protestuesit marshuan përgjatë bulevardit për t'u ndalur më pas para selisë së Kryeministrisë, ku është dhe vendndodhja e grevës së urisë të 22 deputetëve të PS-së dhe 180 mbështetësve të tyre, qe kerkojne transparencën e zgjedhjeve. /a.s/
KOMENTE