Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusi - Nis Parada E 65 Përvjetorit Të Fitores Së Trupave Aleate Ndaj Fashizmit
English

Rusi - Nis Parada E 65 Përvjetorit Të Fitores Së Trupave Aleate Ndaj Fashizmit

MOSKË, 9 maj /ATSH-AFP/ - Një paradë madhështore ushtarake, që përfshin parakalimin raketa bërthamore strategjike dhe më tepër se 10 mijë trupa ushtarake, ndër të cilët edhe disa kontingjente të NATO-s, nisi sot në orën 06:00 GMT në Sheshin e Kuq të Moskës me rastin e 65 vjetorit të fitores së forcave aleate kundër trupave naziste. Parada u hap me parakalimin e tetë ushtarëve të cilët ecnin me hap të sinkronizuar në shesh dhe mbanin në duar flamurin rus dhe atë sovjetik, në të cilin dallohen qartë shenja e çekiçit draprit dhe yllit. Përgjatë një periudhe kohore prej më shumë se një ore, automjete, pajisje dhe trupa të blinduara, po ashtu dhe raketa dhe avionë do të parakalojnë dhe fluturojnë mbi Sheshin e Kuq të Moskës, në paradën më të madhe ushtarake të organizuar në Rusi që nga shpërbërja e ish-Bashkimit Sovjetik . Shumë krekë shtetesh dhe qeverish, ndër të cilët kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti kinez, Hu Jintao, do të jenë të pranishëm për të ndjekur paradën, ndërsa presidenti francez, Nicolas Sarkozy anuloi pjesëmarrjen e tij për shkak të krizës financiare në zonën euro. Për herë të parë forcat ushtarake të vendeve të NATO-s (SHBA, Britani e Madhe, Francë dhe Poloni) do të parakalojnë në Sheshin e Kuq./ /i.p/
KOMENTE