Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Salihi Dhe Kapllani, Shënuesit Shqiptar Në Evropë
English

Salihi Dhe Kapllani, Shënuesit Shqiptar Në Evropë

TIRANË, 9 Maj / ATSH- Gjergji Mima/ - Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi është rikthyer SOTsi titullar tek ekipi austriak i Rapidit të Vjenës, Shkodrani ka qenë autori i golit të parë për skuadrën e Rapidit që fitoi bindshëm 4-1 kundër Sturm Graz në javën e 35-të të Bundesligës austriake. Salihi mund të largohet nga Rapid në sezonin e ardhshëm, pasi ish-skuadra e tij Ried ka kërkuar ta marrë përsëri, por mbase ky gol ndryshon situatën dhe deshirën e të dyja palëve për të vazhduar më tej. Rapid renditet tani në vend të tretë me 70 pikë, dy më pak se Austria Viena e vendit të dytë dhe tre më pak se kryesuesit e FC Red Bull Salzburg. Ndërkohë në Bundesligën 2 gjermane, Edmond Kapllani shënoi golin e fundit në radhët e Tus Koblenz, skuadrës për të cilën luajti pjesën e dytë të sezonit i huazuar nga Augsburgu. Sulmuesi durrsak realizoi golin (0-1) në minutën e 25-të në barazimin 1-1 në transfertë të Tus Koblenz me FSV Frankfurt të Jurgen Gjasulës. Për Kapllanin, i cili tashmë duhet të rikthehet te Augsburgu, ky ishte goli i pestë me fanellën e Tus Koblenz. Kapllani u zëvendësua nga kosovari Shqipran Skeraj në të 86-të. Një lamtumirë e bukur dhe e shoqëruar me lot. Tus Koblenz, për të cilin luan edhe Ervin Skela, ra nga kategoria.
KOMENTE