Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shënim - Rusi - Ushtarët E Nato-S Parakalojnë Për Herë Të Parë Në Sheshin E Kuq Me Rastin E 9 Majit
English

Shënim - Rusi - Ushtarët E Nato-S Parakalojnë Për Herë Të Parë Në Sheshin E Kuq Me Rastin E 9 Majit

MOSKË, 9 maj /ATSH-AFP/ - Ushtarët e NATO-s do të parakalojnë sot për herë të parë në Sheshin e Kuq të Moskës me rastin e 65-vjetorit të fitores mbi Gjermaninë naziste, që do të përkujtohet me pompozitet të madh me paradën më të madhe ushtarake që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Rreth 20 shefa shtetesh dhe qeverish, në mënyrë të veçantë, Hu Jintao (Kinë), Nicolas Sarkozy (Francë) dhe Angela Merkel (Gjermani) do të marrin pjesë në këtë paradë të denjë të ish-Bashkimit Sovjetik, ku vihen re tanke të vjetër sovjetikë T-34, raketa moderne dhe artileri e panumërt. Rreth 10 000 ushtarë rusë do të parakalojnë në Sheshin e Kuq si edhe 1 000 ushtarë nga 13 vende, si Franca, Britania e Madhe, Polonia dhe SHBA-ja, për herë të parë për këtë shtet anëtar të Aleancës Atlantike, konsideruar nga Rusia si kërcënimi kryesor për sigurinë e saj. Pilotët e regjimentit të avionëve gjuajtës francezë Normandie-Niemen, një detashment i batalionit të parë britanik të rojave të Uellsit, ushtarët e regjimentit të 18-të të këmbësorisë amerikane dhe ushtarët polakë iu përgjigjën kërkesës së Kremlinit. Krenarë për fitoren e madhe të sovjetikëve mbi nazistët, Rusia është zhytur nën një ethe ushtarake me përgatitjet për këtë ngjarje së cilës autoritetet i kanë kushtuar vëmendje të veçantë. Afishe dhe banderola me fjalët ''Gëzuar festën e Fitores'' janë vendosur në mbarë Moskën. Fjongo të zeza dhe portokalli që simbolizojnë kurajon e luftëtarëve do t'i shpërndahen në masë popullsisë dhe stacioneve televizive proKremlin kushtuar mbulimit të gjerë të kësaj ngjarjeje. Kryetari i Bashkisë së Moskës kishte parashikuar të vendoste banderola që përmendin rolin e diktatorit sovjetik, Josif Stalinit, konsideruar nga shumë rusë si artizan i fitores, por ai hoqi dorë nga ky projekt që u kundërshtua nga moskovitët. "Populli ynë ka fituar luftën më të egër të shekullit XX duke shpëtuar vendin e tij dhe Evropën nga fashizmi dhe na ka ofruar të gjithëve të ardhmen'', deklaroi presidenti rus, Dmitri Medvedev. ''Kjo fitore është simbol themelor, themelimi i identitetit kombëtar rus'', theksoi drejtori i institutit rus të sondazheve ''Levada'', Lev Gudkov. President i Rusisë nga viti 2000-08, Vladimir Putin, tashmë kryeministër, ka shfrytëzuar plotësisht këtë datë të shënuar për t'u kujtuar rusëve fitoren e vendit të tyre. Ai ktheu në paradë tanket dhe materialet e tjera ushtarake të vendosura në Sheshin e Kuq, që mungonin që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991. Për të siguruar që parada e madhe e 9 majit të zhvillohet nën një diell rrëzëllitës, dhjetëra avionë ushtarakë do të lëshojnë në qiellin e Moskës 25 tonë acid karbonik dhe 1 200 litra azot të lëngshëm për shpërndarjen e reve, një operacion që arrin një vlerë prej 1,7 milionë eurosh./ /ec/ a.jor.
KOMENTE