Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi dekoron viktimat e komunizmit
English

Topi dekoron viktimat e komunizmit

Tiranë, 09 Maj, NOA – Presidenti i Republikës do të dekorojë nesër një sërë personalitetesh simbol të luftës kundër diktaturës. Zyra e Shtypit e Presidencës bën të ditur se paraditen e nesërme në orën 10;00 kreu i shtetit do të dekorojë pas vdekjes, poetët e pushkatuar Havzi Nela dhe Vilson Blloshmin, si dhe intelektualin e njohur të pushkatuar nga regjimi komunist Myzafer Pipa.

Ceremonia e dekorimit do të zhvillohet në Muzeu Historik Kombëtar. Gjithashtu Topi do të marrë pjesë në aktivitetin përkujtimor dhe ekspozitën e organizuar nga Shoqata Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë.

Po nesër orën 11.00 në Presidencë, në një aktivitet tjetër, kreu i shtetit do të dekorojë dhe shkrimtari kosovar, Sabri Hamiti.

m.xh/NOA

KOMENTE