English

Vullkani Në Islandë - Mbyllet Hapësira Ajrore Në Veri Të Italisë

ROMË, 9 maj /ATSH-ANSA/ - Enac (enti italian për trafikun ajror), ka vendosur sot të mbyllë hapësirën ajrore në veri të Italisë, nga ora 8:00 deri në orën 14:00, për shkak të resë vullkanike që ka përfshirë këtë pjesë të vendit. Por do të qëndrojnë të hapura aeroportet e Venecias, Triestes dhe Riminit. Edhe në buletinin e Eurocontrol (enti evropian për trafikun ajror) theksohet se një pjesë e hirit vullkanik ka përfunduar mbi hapësirën ajrore të Italisë veriore dhe kërkohet ndalimi i fluturimeve. /e.v/
KOMENTE