Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori i OSBE: Mbroni gjyqtarët që përfunduan mandatin 9-vjeçar
English

Ambasadori i OSBE: Mbroni gjyqtarët që përfunduan mandatin 9-vjeçar

Tiranë, 10 Maj 2010 NOA – Gjyqtarët që përfundojnë mandatin e tyre nëntëvjeçar duhet të mbrohen nga shteti dhe e ardhmja e tyre duhet të qartësohet. Deklarata u bë pak minuta më parë nga Kryetari i Prezencës së OSBE, Ambasadorit Robert Bosch, në ceremoninë e organizuar nga Gjykata e Lartë me rastin e Ditës së Drejtësisë.

“Anëtarët e Gjykatës së Lartë, të cilëve u mbaron mandati janë me status të paqartë dhe ky lloj statusi i këtyre ish-gjyqtarëve nuk mund të jetë i pranueshëm për askënd”, - nënvizoi z.Bosch.

Sipas tij, është thelbësore që Kuvendi i Shqipërisë të ndërmarrë hapat e nevojshme për të siguruar që ata të cilët kanë shërbyer për nëntë vjet në këtë Gjykatë të jenë të qartë për të ardhmen e tyre.

“Këta njerëz nuk mund të kërkojnë punë ndërsa shërbejnë në gjykatë dhe, shumë shpesh, u duhet të marrin vendime që mund të jenë të papërshtatshme me perspektivat e punës së tyre të ardhshme. Nëse duam seriozisht që kjo gjykatë të prodhojë drejtësi të paanshme, atëherë duhet të sigurohemi, gjithashtu, që anëtarët të cilëve u mbaron mandati të kenë një të ardhme të qëndrueshme profesionale dhe ekonomike”.

Më tejz, Bosch vlerësoi se në një demokraci moderne, të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë gjyqësorin, duhet të jenë transparente dhe të përgjegjshme, duke shtuar se transparenca në funksionimin e sistemit gjyqësor dhe se përgjegjshmëria në lidhje me veprimet gjyqësore ndihmon në rritjen e besimit të publikut te gjykatat.

Po ashtu ai theksoi se transparenca e procedimeve gjyqësore – veçanërisht e seancave gjyqësore, vendimeve përbën një element të rëndësishëm të së drejtës për një gjykim të drejtë.

r.l/NOA Lexoni fjalimin e plotë tek rubrika Opinion

KOMENTE