Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare - 10 Maj 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare - 10 Maj 2010

--------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- BRUKSEL/LONDËR/TOKIO - Reagime të tregjeve, që rihapen pas fundjavës, me miratimin për vënien në zbatim të një plani ndihme historike që shkon deri në 750 miliardë euro për të ndihmuar vendet e zonës euro dhe për të penguar përhapjen e një krize financiare që kërcënon të gjithë botën. ATHINË - Qeveria greke paraqet një nga elementët më pak popullorë të planit të shtrëngimit të rripit të miratuar në këmbim të ndihmës financiare të BE-së dhe FMN-së, atë lidhur me reformën e regjimit të pensioneve. BALE (Zvicër) - Dita e dytë dhe e fundit e një mbledhjeje të drejtuesve të bankave kryesore të planetit në selinë e Bankës së Rregullimeve Ndërkombëtare, BRI. Konferencë shtypi orët e para të pasdites. TË TJERA --------------- LONDËR- Rifillojnë bisedimet maratonë mes konservatorëve dhe Liberaldemokratëve, të pezulluara pa rezultat konkret dje, në përpjekje për zgjidhjen e krizës institucionale e krijuar nga mungesa e shumicës absolute në përfundim të zgjedhjeve legjislative britanike. - Reagimi i Boursës së Londrës, që ka rënë ndjeshëm të premten pas njoftimit se asnjë parti nuk mori shumicën absolute për të qeverisur e vetme, është mjaft i pritshëm. BERLIN - Reagime dhe ndjekje e situatës politike një ditë pas disfatës së koalicionit konservatorë-liberalë të kancelares Angela Merkel gjatë zgjedhjeve në Renani-Vestfali Veriore, që solli si pasojë humbjen nga qeveria të shumicës në Dhomën e Lartë të parlamentit federal (Bundesrat). REJKJAVIK/LISBONË/MADRID/PARIS/ROMË - Situata në hapësirën ajrore evropiane, ku bllokimi i trafikut është zgjeruar dje në jug të Evropës, nga Portugalia deri në Kroaci, duke prekur madje jugun e Gjermanisë dhe Austrisë, për shkak të një reje hiri që vjen nga vullkani islandez Eyjafjöll. MOSKË - Operacionet e ndihmës rifillojnë në përpjekje për të shpëtuar 60 minatorë që kanë mbetur të burgosur në një minierë në Siberi pas një shpërthimi të dyfishtë gazi. Bilanci rëndohet në 30 të vdekur. NJU ORLEANS (SHBA) - Ndjekje e përpjekjeve që po bëhen për të penguar përhapjen e shtresës së naftës që kërcënon brigjet amerikane të Gjirit të Meksikës. UASHINGTON - Mbërrin në Shtetet e Bashkuara presidenti afgan Hamid Karzaï, i cili do të pritet të mërkurën nga homologu Barack Obama, pas një periudhe tensioni mes dy vendeve. NJU JORK - Vizitë në Wall Street e komisionerit evropian të ngarkuar me shërbimet financiare, Michel Barnier, i cili pritet të shprehet për një rregullim më të mirë financiar në botë. Parashikohet një takim me bankierë, ndër të cilët Lloyd Blankfein. JERUSALEM/RAMALLAH - Ndjekje e situatës një ditë pas fillimit të bisedimeve indirekte mes izraelitëve dhe palestinezëve nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara. DAMASK- Presidenti Dmitri Medvedev fillon në Damask vizitën e parë të kryer ndonjëherë nga një president rus në Siri dhe takohet me homologun Bachar al-Assad. KUVAJT - Verdikt në procesin e gjashtë kuvajtianëve anëtarë të Al-Kaidës, të akuzuar për planifikimin e një sulmi të rëndësishëm kundër një baze amerikane. /I.Pu.
KOMENTE