English

Berisha: Nuk ka krizë, jemi më afër Europës

Durrës, 10 maj, NOA – Zhvillimi ekonomik dhe investimet janë disa nga arsyet, që sipas Kryeministrit Sali Berisha, tregojnë se vendi nuk është në krizë ekonomike.

I ndodhur në Xhafzotaj të Durrësit, në inaugurimin e shkollës 9-vjeçare, Kryeministri Sali Berisha është ndalur në akuzat e opozitës për ekonominë dhe arsimin. Berisha u shpreh se vendi ndodhet më afër se kurrë Bashkimit Europian.

Duke ju përgjigjur akuzave për situatë të rënduar ekonomike dhe renditjen e Shqipërisë të fundit në rajon, Berisha u shpreh se, “u them se këtyre zotërinjve se kemi qenë të fundit në botë dhe me besimin tonë te liria, sot jemi më afër se kurë realizimit të ëndrrës tonë evropiane”.

Berisha u shpreh se asnjë vend në botë nuk ka rritur rrogat sa qeveria shqiptare gjatë mandatit të kaluar të mazhorancës. “Vetëm kallogjerët flasin për krizë. Sirenat e krizës mohojnë arritjet”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë u shpreh se investimet në arsim dhe në informatik janë ndër më të mëdhatë dhe tregojnë prirjen e kësaj qeverie. Berisha theksoi se vendi është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian.

m.xh/NOA

KOMENTE