Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Rehn: Be Kërkon Mbikëqyrje Të Plotë Buxhetore Për Shtetet Anëtare
English

Ekon - Rehn: Be Kërkon Mbikëqyrje Të Plotë Buxhetore Për Shtetet Anëtare

HELSINKI, 10 maj /ATSH-AFP/ - Komisioneri i BE-së për Çështjet Ekonomike, Olli Rehn kërkoi që buxheti i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të jetë nën vëzhgim të vazhdueshëm dhe të posaçëm, u shpreh ai në një takim që u publikua nga një e përditshme finlandeze. ''Mbikëqyrja nuk nënkupton një ekzaminimi të thellë të financave kombëtare të vendeve, Por që Komisioni Evropian do të përpiqet të vlerësojë buxhetin e secilit prej shteteve anëtare dhe do të bëjë rekomandimet e nevojshme në momente të ndryshme'', shpjegonte Rehn në të përditshmen ''Kauppalehti''. "Shtete anëtare duhet të kenë mundësi të rishikojnë strategjitë e tyre operacionale para se të jetë tepër vonë dhe që dëmi në ekonominë e një veni të jetë bërë tashmë", theksonte ai. "Do të jetë më mirë të ndërmarrim masa parandaluese sesa të përpiqemi të riparojmë dëmet kur ato të dalin në pah", shtonte Rehn, lidhur me mbikëqyrjen e buxheteve kombëtare./ /i.p/
KOMENTE