English

Ekonomi - Bursat Evropiane Hapen Me Rritje Të Ndjeshme

PARIS, 10 maj /ATSH-AFP/ - Bursat evropiane u hapën sot me një rritje të ndjeshme pas njoftimit të hartimit të një plani historik ndihme nga vendet e BE-së për të ndihmuar vendet e zonës euro dhe për masa të jashtëzakonshme nga bankat qendrore në botë.5 Rreth orës 09:15 (7:15 GMT), Parisi pati një rritje prej 5,59 për qind, Lisbona 7,51 për qind, Milano më tepër se 6 për qind, Amsterdami 3,3 për qind, Londra 3,34 për qind dhe Frankfurti 2,91 për qind, Madridi më tepër se 5 për qind. Bursa zvicerane pati një rritje prej 2,43 për qind. Të premten, pas një jave të trazuar, vendet evropiane i mbyllën të gjitha bursat e tyre me rënie prej më tepër se 3 për qind, me përjashtim të Londrës (-2,62 për qind). /I.Pu.
KOMENTE