Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Euro jep shenjat e para të forcimit
English

Euro jep shenjat e para të forcimit

Bruksel, 10 Maj, NOA – Pas luhatjeve të kohëve të fundit, monedha e përbashkët evropiane, euro, ka njohur rritje në tregjet financiare në Azi dhe në Evropë.

1 euro është shkëmbyer mëngjesin e sotëm me 1.29 dollarë, derisa të premten 1 euro ishte shkëmbyer me 1.27 dollarë, raportojnë media ndërkombëtare.

Rritja e vlerës së euros erdhi pas miratimit të paketës së ndihmës për Greqinë dhe pas vendimit për krijimin e një fondi në ndihmë të euros. Ky fond do të jetë në vlerën e 750 miliardë eurove.

Ky është e efekti i parë që kanë dhënë masat e marra nga vendet e Bashkimit Europian. Ndërkohë që në takimin e kryeministrave të BE-së u ra dakord për masa më strikte dhe një vizion më afatgjatë në lidhje me të ardhmen e monedhës së përbashkët, duke shmangur abuzimet dhe spekulimet në treg.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE