Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Humb zgjedhjet, Brown drejt dorëheqjes si lideri i laburistëve britanikë
English

Humb zgjedhjet, Brown drejt dorëheqjes si lideri i laburistëve britanikë

Londër, 10 maj, NOA –Lideri i Partisë Laburiste, Gordon Brawn, ka pohuar sot për mediat se ka ndërmend të japë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj force politike britanike dhe se deri në shtator, ai do të largohet edhe nga kryesimi i qeverisë, pas humbjes së zgjedhjeve të fundit.

Kjo sipas tij, do të ndodhë, pasi dy palët e tjera që morën pjesë në zgjedhje, janë duke kërkuar kompromisin për të bashkëqeverisur vendin, kuptohet, edhe me ndihmën e laburistëve, të cilët nuk kanë më luksin të jenë ata që vendosin rregullat e lojës.

Duket se lideri britanik, i partisë e cila e ka kryesuar vendin prej 13 vitesh me radhë, e ka pranuar humbjen dhe është qartësisht i bindur se duhet ta lërë drejtimin e partisë pasi nuk i siguroi dot fitoren në zgjedhje.

Në zgjedhjet e fundit, konservatorët e opozitës, të kandidatit David Cameron, fituan rreth 300 vende në parlamentin me 650 vende, ndërsa laburistët e kryeministrit Gordon Brown morën rreth dhe liberal-demokratët 60 vende.

n.e/NOA

KOMENTE