Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Instat: Ne Prill Cmimet E Mallrave U Ulen 0.4%
English

Instat: Ne Prill Cmimet E Mallrave U Ulen 0.4%

TIRANË, 10 Maj /ATSH, Erla Gjikolli/.-Çmimet e mallrave të konsumit në muajin prill shënuan një ulje prej 0.4 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm, bëri të ditur sot INSTAT. Indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" shënoi një ulje prej 1.4 përqind. Brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 8.2 përqind vërehet në nëngrupin "zarzavate përfshirë patatet". Ulje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupet e tjera të grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike". Ndërsa çmimet në nëngrupin "fruta" shënuan një rritje prej 1.4 përqind. Indeksi i grupit "Pije alkoolike dhe duhan " shënoi një rritje prej 0.8 pëqind, brenda të cilit çmimi i duhanit u rrit me 1.4 përqind. Në muajin prill, Indeksi i grupit "Veshje dhe këpucë" shënoi një ulje prej 0.2 përqind, ndërsa ideksi i grupit "Shëndeti" shënoi një rritje prej 1.9 përqind, ku ndikim dha rritja e çmimeve të medikamenteve me 2.1 përqind. Gjatë muajit prill çmimet e karburanteve pësuan një rritje krahasuar me muajin e mëparshëm dhe konkretisht çmimi i naftës u rrit me 5.8 përqind dhe benzina u rrit me 4.5 përqind./n.m/
KOMENTE