Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet kosovari, donte të kalonte kufirin me pasaportë false
English

Kapet kosovari, donte të kalonte kufirin me pasaportë false

Durrës, 10 maj, NOA – Me një pasaportë kosovare, në të cilën ndodhej e stampuar një vizë sllovene e falsifikuar, një kosovar donte të kalonte kufirin shqiptar, përmes Portit të Durrësit në mënyrë të paligjshme.

Por ai është pikasur menjëherë nga forcat e policisë së Portit të Durrësit, duke e arrestuar në flagrancë kosovarin e lartpërmendur, i cili mban emrin Sherif Popaj, është 21-vjeç dhe rezulton të jetë banor i komunës së Rahovecit në Kosovë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap konkretisht në terminalin e pasagjerëve të Portit të Durrësit, duke tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundraligjshme për në Itali me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari.

Nga ana e policisë u kryen veprimet e nevojshme proceduriale dhe materialet për veprën penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE