English

Korçë: Nis Stina Koncertore

2010 KORÇË, 10 maj /ATSH-Behar Fejzulla/ - Tre pedagogë të shkollës së Mesme të Muzikës "Tefta Tashko Koço" në Korçë çelën mbrëmë "Stinën koncertore 2010" me një koncert në sallën e koncerteve të Qendrës Kulturore "Vangjush Mio" me një koncert me vepra të zgjedhura të muzikës klasike dhe bashkëkohore. Pianistët Marianthi Vrame dhe Kostaq Vrame ekzekutuan me mjeshtëri arien e Xhildës nga opera "Rigoleto" e Xhuzepe Verdit, romancën e Santukes nga opera "Kavaleria Rustikane", dy miniatura nga Satie, etj. Sopranoja Zhuljeta Sheremeni, interpretoi dy romanca nga Rahmaninov dhe tre prelude nga Gershwin. Publiku artdashës korçar duartrokiti koncertin dhe u dhuroi artistëve buqeta me lule. Të tre artistët punojnë si pedagogë në shkollën e mesme të muzikës "Tefta Tashko Koço". Qendra Kulturore "Vangjush Mio" për stinën koncertore 2010 ka programuar dhjetë koncerte me artistë korçarë dhe nga vendi./ch/
KOMENTE