Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë -Stërvitja Dyditore E Kfor-It Përfshin Edhe Prishtinën
English

Kosovë -Stërvitja Dyditore E Kfor-It Përfshin Edhe Prishtinën

PRISHTINË, 10 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Forcat e "Battle", grupit shumëkombësh Qendër, dhe "Battle", grupit shumëkombësh Jug, do të zhvillojnë gjatë dy ditëve të ardhshme një stërvitje të përbashkët në pjesën qendrore të Kosovës, përfshirë qytetin e Prishtinës, njoftoi sot KFOR. Sipas komunikatës, nga 11 deri më 12 maj, stërvitja, në të cilën do të përfshihen forcat manovruese të KFOR-it nga "Battle" grupi shumëkombësh Qendër (MNBG-C) dhe "Battle" grupi shumëkombësh Jug (MNBG-S), do të organizohet në pjesën qendrore të Kosovës, duke përfshirë dhe Prishtinën, kështu që automjetet e KFOR-it do të patrullojnë edhe në qytet. "Qellimi i kësaj sërvitjeje është për të rritur operativitetin dhe aftësitë e trupave të KFOR-për të reaguar ndaj çfarëdo skenari të mundshëm", thekson komunikata. Bëhet e ditur se "stërvitja është një cikël i trajnimeve të KFOR-it dhe nuk është as përgjigje ndaj apo përgatitje për çfardo situate momentale në vazhdim e sipër ose e cila pritet të ndodhë në Kosovë"./s.s./
KOMENTE