English

Kriza/ Strauss-Kahn: I Mbështesim Masat Be-Bqe

NJU JORK, 10 maj /ATSH-ANSA/ - Fondi Monetar Ndërkombëtar "i mbështet fuqishëm masat e shpallura sot nga Bashkimi Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane, për rikthimin e besimit dhe stabilitetit financiar në Zonën euro", thuhet në një notë të drejtorit të përgjithshëm të FMN-së, Dminique Strauss-Kahn. "FMN do të bëjë pjesën e saj, në interes të komunitetit ndërkombëtar, për t'u përballur me sfidat aktuale", shton Strauss-Kahn duke theksuar se "kontributi i Fondit do të jepet në mënyrë të veçantë për çdo vend, nëpërmjet gamës së instrumenteve që kemi në dispozicion". /e.v/
KOMENTE