Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani Me Ish- Të Përndjekurit Politikë: Sakrifica Juaj Themeli Mbi Të Cilin Lindi Shqipëria Europiane
English

Nishani Me Ish- Të Përndjekurit Politikë: Sakrifica Juaj Themeli Mbi Të Cilin Lindi Shqipëria Europiane

-Gjatë pritjes së dhënë me rastin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë- TIRANË, 10 Maj/ATSH/- Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, nderoi sot, në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, kontributin e ish- të përndjekurve të regjimit komunist për ndërtimin e një shoqërie demokratike. Gjatë një takimi me përfaqësues të kësaj kategorie, ministri Nishani tha se "ju më shumë nga të gjithë kontribuat dhe ofruat sakrificat për konceptin e se drejtës, shtetit ligjor dhe lirinë, që në themel kanë të drejtat dhe drejtesinë". "Sakrifica juaj ishte perludi i lirisë, themeli mbi të cilin lindi Shqipëria Europiane", theksoi ai. Ministri Nishani nënvizoi se "sot, 20 vjet pasi Shqipëria nisi rrugën e saj drejt familjes natyrale europiane, ne jemi me afër asaj se kurrë. Rruga jonë nuk ka qenë e lehetë. Ende ndeshemi me shume pengesa, por shembulli dhe sakrifica juaj për ta futur vendin në këtë rrugë, mbetet frymëzim i lartë dhe duhet të jetë modeli që duhet respektuar". Ministri Nishani siguroi mbështetjen e plotë të qeverisë ndaj kësaj shtrese, duke theksuar se "në njohje dhe respekt të sakrifices suaj sublime, Qeveria mbetet e vendosur për të ofruar kontributin e saj, për të zbutur ato pasoja të rënda që ju dhe familjet tuaja pësuat vetëm se kërkuat më të mirën për këtë vend". Duke folur për ligjin e dëmshpërblimit për ish- të përndjekurit politikë, ministri Nishani tha se "ky proces nuk mund të ktheje as vitet e humbura, as jetet e vrara, as traumat e pësuara, por me se paku njeh moralisht e ligjerisht këto sakifica". Lidhur me këtë proces, mësohet se deri me sot janë trajtuar dhe përfunduar 5379 dosje për dëmshpërblimin e ish- të përndjekurve të regjimit komunist. /a.m/s.s./
KOMENTE