Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reja Vullkanike Drejt Izraelit
English

Reja Vullkanike Drejt Izraelit

TEL AVIV, 10 maj /ATSH-ANSA/ - Po afrohet edhe në Izrael reja me pluhurin e vullkanit islandez që vazhdon të shpërthejë. Sipas faqes së lajmeve në internet, "Ynet", shërbimi meteorologjik izraelit ka paralajmëruar autoritetet e trafikut ajror se ekziston mundësia që gjatë mbrëmjes së sotme të jetë e nevojshme ndërprerja e fluturimeve nga dhe për në Tel Aviv. Tashmë situata po mbahet nën kontroll konstant, shtoi faqja. Sipas parashikimeve, reja duhet të kalojë mbi Qipro gjatë orëve të vona të pasdites dhe më pas do të vazhdojë gjatë natës në drejtim të Izraelit. Reja vullkanike është identifikuar rreth 6 kilometra në lartësi dhe po shtyhet drejt juglindjes nga erëra të forta. Një mbledhje emergjente është parashikuar të mbahet sot nga ministri i Transportit, Izrael Katz dhe nga përgjegjësit e trafikut ajror për të marrë masat e nevojshme. /e.v/
KOMENTE