Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rektori I Ut-Së, Dhori Kule, Kryetar I Rrjetit Të Universiteteve Të Ballkanit
English

Rektori I Ut-Së, Dhori Kule, Kryetar I Rrjetit Të Universiteteve Të Ballkanit

TIRANË, 10 Maj /ATSH/.- Rektori i Universitetit të Tiranës, prof. Dr. Dhori Kule, u zgjodh kryetar i Rrjetit të Universiteteve Ballkanike gjatë kongresit të dytë të këtij rrjeti, mbajtur në Erdene të Turqisë. Kule do të shërbejë si kryetar i dytë i Rrjetit, pas rektorit të Universitetit të Erdenesë, mandati i së cilët përfundoi përpara pak ditësh. "Ky është një nder për Universitetin e Tiranës dhe për vendin tonë", tha sot për ATSH-në rektori Kule, i cili vlerësoi se "rrjeti i Universiteteve të Ballkanit është një institucion i rëndësishëm që ka të gjitha mundësitë për të rritur kapacitetet dhe mundësitë e universiteteve të rajonit tonë nëpërmjet bashkëpunimit shumëpalësh". Gjatë kongresit të Rrjetit të Universiteteve Ballkanike u bisedua në lidhje me nevojën e forcimit të bashkëpunimit më të thellë dhe më cilësor ndërmjet universiteteve të rajonit. Rrjeti i Universiteteve të Ballkanit është një nismë e rektorëve të universiteteve nga shtatë vende të rajonit, të cilët në vitin 2006 nënshkruan marrëveshjen për ngritjen e një rrjeti të përbashkët që do të ndihmonte në bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të larta arsimore të këtyre vendeve./e.gj/ s.s./
KOMENTE