Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shfrytëzoi si prostitutë të fejuarën, ekstradohet në Shqipëri
English

Shfrytëzoi si prostitutë të fejuarën, ekstradohet në Shqipëri

Tiranë, 10 Maj, NOA – Për katër vite, njeriut që i premtoi se do të kalonte me të jetën, e shfrytëzoi si prostitutë në rrugët e Athinës dhe të Romës. Ky është Agim Memolla, personi që është ekstraduar sot nga Italia në Tiranë për llogari të drejtësisë shqiptare. Memolla është dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Kavajës me akuzën për “Shfrytëzimit të prostitucionit“.

Sipas policisë nga viti 1999 e deri në vitin 2003, 35 vjecari Memolla nga Rrogozhina ka shfrytëzuar të fejuarën e tij si prostitutë, shtetasen B. M.

Pasi kanë bërë një fejesë të rregull në Shqipëri, çifti më pas është transferuar në Athinë. Por pas kalimit në tokën helene, Memolli e ka detyruar vajzën, me duke e kërcënuar atë që të ushtronte profesionin e prostitutës.

Më pas ‘çifti’ është zhvendosur nga Italia drejt Greqisë. Por në këtë kohë ka rënë në prangat e policisë italianë.

Sipas policisë, Memolla ka qenë në burg në Itali, për llogari të drejtësisë italiane, “dhe Gykata e Apelit të Milanos, ka vendosur pranimin e kërkesës për ekstradim të këtij shtetasi, më 19.10.2007”.

m.xh/NOA

KOMENTE