English

Shpallet titulli për “Bukuroshen e Shëndetshme”

Zvicër, 10 Maj NOA - Një zvicerane 33 vjeçare me emrin, Yasmina Morina, ka arritur të renditet e para në një konkurs bukurie me temë “bukuroshet e shëndetshme”.

Ajo fitoi këtë titull dhe duhet thënë se konkurrenca ishte tepër e fortë, pasi ishin të shumta vajzat të cilat ishin pjesëmarrëse dhe të zgjedhura nga një komision i fondacionit të Quebec me emrin “bukuroshet e shëndetshme”.

Fituesja e këtij konkursi jeton në Freiburgun qendror, peshon 87 kilogram dhe është e gjatë 1 metër e 59 centimetër.

Vendi i dytë u fitua nga një franceze, e cila u ndoq nga një vajzë kanadeze e Quebec.

r.b/NOA

KOMENTE