Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studim - Bie Poshtë Hipoteza Se Të Dëgjosh Mozartin Bëhesh Më Inteligjent
English

Studim - Bie Poshtë Hipoteza Se Të Dëgjosh Mozartin Bëhesh Më Inteligjent

VJENË, 10 maj /ATSH-AFP/ - Të dëgjosh muzikën e Mozartit nuk bëhesh më inteligjent gjë që bie në kundërshtim me një mendim të përhapur nga një studim përsa i përket kësaj çështjeje të publikuar më 1993, theksuan sot studiuesit austriakë. ''Një ekip i fakultetit të Psikologjisë në Vjenë shqyrtoi rezultatet e studimeve duke dashur të prodhonte ''efektin Mozart'' që prej vitit 1993 dhe nuk ka gjetur asnjë provë domethënëse për ekzistencën e këtij fenomeni'', theksoi universiteti në një komunikatë. Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë kishin treguar para 17 vjetësh se një grup adoleshentësh kishin marrë rezultatet më të mira në teste pasi kishin dëgjuar ''Sonata për dy piano'' vepra më e madhe e Mozartit (1781) sesa ato që kishin dëgjuar diçka tjetër ose kanë qenë thjesht në një sallë pa muzikë. Nga rreth 3 000 raste të shqyrtuara nga të paktën 40 studime të kryera në vende të ndryshme, ekipi universitar i Vjenës nuk ka mundur të zbulojë një provë të ekzistencës së ''efektit Mozart''. "Ata që kanë dëgjuar muzikën e Mozartit ose të ndonjë tjetri si Bach, Pearl Jam kanë pasur rezultate më të mira se ato të grupit që nuk kanë pasur muzikë. Por dihet tashmë se një person performon më mirë nëse ka një stimulues'', theksoi Jakob Pietschnig, i cili drejton studimin. Publikimi në revistën ''Natyra e studimit mbi efektin Mozart'' më 1993 pati një ndikim të ndjeshëm në opinionin publik duke bërë që çerdhet amerikane të transmetonin çdo ditë muzikë klasike ose i ofronin çdo të porsalinduri një CD me muzikë klasike. ''Unë i rekomandoj të gjithë të dëgjojnë Mozartin, por kjo nuk do të rrisë kapacitet mendore siç shpresojnë disa'', deklaroi Jakob Pietschnig./ /ec/ a.jor.
KOMENTE