Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Larmi Vallesh, Në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar
English

Vlorë: Larmi Vallesh, Në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar

VLORË, 10 maj/ATSH-H.Koçi/ -Festivali Foklorik Ndërkombëtar "Aulona International Folk Festival", që po zhvillohet në qytetin e Vlorës, ka vijuar në natën e dytë me interpretimin e grupeve të Sllovakisë, Kroacisë, Greqisë, Bullgarisë, të cilat performuan valle tipike nga zonat që përfaqësojnë. Vallja plot jetë e dinamizëm e grupit "Sarisan" të Sllovakisë u duartrokit gjatë. Bukuria fizike e artistëve, ritmi i lartë, koloriti i pasur i kostumeve, krijuan një atmosferë festive në mjedisin përpara stadiumit të qytetit, ku është ngritur skena e festivalit. Por, krahas kësaj, të pranishmit e shumtë që kishin mbushur sheshin në orët e mbrëmjes, mirëpritën me ngrohtësi interpretimin e grupit të valleve të Ansamblit "Kefalovrisi", të Janinës. Ansambli i Muzikës dhe Valleve të Bullgarisë u pëlqye për origjinalitetin e këngëve dhe dinamizmin e valleve të trevave të ndryshme të këtij vendi. Edicioni i Dytë i Festivalit Folorik Ndërkombëtar "Aulona International Folk Festival", do të vazhdojë edhe dy netët në vazhdim. Të martën në mbrëmje do të zhvillohet nata finale ku do të shpallet edhe fituesi. Gjatë këtyre ditëve, skenat e këtij aktiviteti janë zhvendosur edhe në bashkinë e Orikumit, në fshatin Nartë dhe komunën Novoselë, ku janë mirëpritur nga banorët./ch/
KOMENTE