English

Arabia Saudite Do Të Rrisë Investimet Në Shqipëri

TIRANË, 11 Maj/ ATSH/.- "Qeveria e Arabise Saudite do të rrisë investimet në Shqipëri", vlerësoi sot kryetari i delegacionit komisionit parlamentar të Miqësisë Arabi Saudite-Shqipëri, Dr. Mohamed Al Alsalim. Sipas zyrës për shtyp të MTKRS, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj priti sot në një takim kortezie një delegacion të Komisionit Parlamentar të Miqësisë Arabi Saudite-Shqipëri, të kryesuar nga Dr. Mohamed Al Alsalim. Ministri Xhaferaj tha se "shteti arab është i mirëpritur të investojë në Shqipëri në të gjitha fushat, por veçanërisht në fushën e turizmit". Ai bëri të ditur se nisur nga një ndjenjë shumë e fortë miqësie dhe dashamirësie mes dy popujve, ku pasqyrohen vlerat më të mira të dy popujve, Shqipëria do të përfaqësohet denjesisht në konferencën që mbahet në fund të muajit maj nën kujdesin e qeverisë arabe. Ndërsa Dr. Mohamed Al Alsalim cmoi se "që në momentin e parë që kemi vizituar Shqipërinë, kemi ndjerë ngrohtësine dhe mikëpritjen dhe është pikërisht ky suksesi i miqësisë dhe i respektit të dy popujve tanë". Në këtë takim u hodh dhe ideja e një linje ajrore direkt midis dy vendeve, propozim, që gjeti mbështetjen e ministrit Xhaferaj. Në shenjë respekti ministri i Kulturës shqiptare u dhuroi miqve arabë simbolikën e Tiranës "Kulla e Sahatit" si dhe albumin e Shqipërisë./s.d//a.ke/
KOMENTE