English

Ekonomi - Francë - Lagarde: Bursat Dhanë Një Përgjigje Të Tepruar Ndaj Planit Evropian

PARIS, 11 maj /ATSH-AFP/ - Tregjet financiare dhanë një përgjigje të tepruar ndaj planit evropian të ndihmës për të penguar përhapjen e krizës së financave publike, u shpreh sot ministrja franceze e Ekonomis, Christine Lagarde, e cila parashikon një rikthim drejt normales. "Tregjet dhanë një përgjegje të tepruar, ditën e djeshme me rritje të treguesve që nuk ishte regjistruar që prej 20 vjetëve dhe, që nuk ishte parë asnjëherë në disa vende", deklaroi Lagarde për radion France Culture. "Kjo ishte e tepërt, bursat do të bien, situtata do të normalizohet", shtoi ajo, duke bërë të ditur se plani evropian ishte "sfidë në kundërpërgjigjen e tij". Bursat botërore patën dje seanca historike që regjistruan rritje spektakolare dhe ndonjëherë rekord, pas njoftimit ditën e diel të një plani ndihme prej 750 miliardë euro për vendet anëtare të zonës euro në vështirësi. CAC 40 u rrit me rreth 10 për qind, Wall Street regjistroi rritjen më të madhe të vitit me 3,9 për qind. /I.Pu.
KOMENTE