Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Gjermani - Këshilli I Ministrave Miraton Planin Evropian Të Shpëtimit
English

Ekonomi - Gjermani - Këshilli I Ministrave Miraton Planin Evropian Të Shpëtimit

BERLIN, 11 maj /ATSH-AFP/ - Këshilli i ministrave gjermanë miratoi sot gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme një dokument që autorizon pjesëmarrjen e Berlinit në planin evropian të shpëtimit të financave publike prej 750 miliardë eurosh i miratuar të dielën, njoftojnë burime qeveritare. Ky plan parashikon që vendet e zonës euro të japin garanci për kredi me vlerë maksimale prej 440 miliardë euro. Kontributi gjerman pritet të jetë prej të paktën 123 miliardë euro, nëse bazohemi në pjesën e Gjermanisë në kapitalin e BCE-së (28 për qind), por disa deputetë gjermanë kanë paralajmëruar se ai mund të arrijë deri në 150 miliardë euro, meqë vendet që do ta përdorin këtë fond nuk kontribuojnë në të. Këto garanci hyjnë në kuadrin e planit historik të ndihmës së njoftuar dje në mëngjes nga vendet e BE-së me shumën e përgjithshme 750 miliardë euro, për t'i ndihmuar vendet e zonës euro, nëse do të jetë e nevojshme dhe për të mos lejuar përhapjen e një krize financiare në të gjithë globin. Pritet ende miratimi i deputetëve gjermanë të Bundestagut, por nuk ka asnjë dyshim për këtë. Kancelarja gjermane Angela Mekel filloi që dje pasdite takimet me kryetarët e partive dhe me kryetarët e grupeve parlamentare. Shqyrtim inga Dhoma e Ulët e Parlamentit gjerman do të kërkojë me siguri më tepër se tri ditë për ndihmën për Greqinë. Disa deputetë kërkuan gjithashtu angazhime në fushën e rregullimeve të tregjeve financiare përpara se të miratojnë planin e tyre të ndihmës. Dhoma e Lartë e Parlamentit, Bundesrati, vetëm sa do të japë miratimin. /I.Pu.
KOMENTE