Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqi - To Vima'': Ish-Ministrat E Financave Dhe Të Ekonomisë Janë Larguar Nga Funksionet Shumë Herë Më Të Pasur
English

Greqi - "To Vima'': Ish-Ministrat E Financave Dhe Të Ekonomisë Janë Larguar Nga Funksionet Shumë Herë Më Të Pasur

ATHINË, 11 maj /ATSH-MIA/ - Ministrat grekë të Financave dhe të Ekonomisë në 15 vitet e fundit janë larguar nga pushteti shumë më të pasur se ishin para se të vinin në këto funksione, shkruan sot gazeta greke "To Vima" duke analizuar deklaratat tatimore të katër ministrave nga kabinetet e ndryshme të dy partive kryesore në vend ''Demokracia e Re'' dhe PASOK. Bëhet fjalë për ministrat e Ekonomisë dhe të Financave, Jorgos Alogoskufis, Janis Papandoniu, Joanis Papathanasiu dhe Nikos Hristodhulaqis, të cilët kanë qenë në këto funksione nga viti 1985 deri tani. ''Papandoniu dhe Hristodhulaqis, të cilët kanë menaxhuar me financat e vendit në qeveritë e socialistëve, kanë qenë ekonomistë të suksesshëm para se të hyjnë në politikë, por pastaj janë pasuruar nga pushteti'', pohon gazeta. ''Alogoskufis dhe Papathanasiu janë bërë më të pasur. Papathanasiu është aktualisht deputet'', shton gazeta./ a.jor.
KOMENTE