Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kshh: Situata Politike, Palet Te Nisin Sa Me Pare Dialogun
English

Kshh: Situata Politike, Palet Te Nisin Sa Me Pare Dialogun

TIRANË, 11 Maj/ATSH/ . - Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) shprehu sot shqetësimin për situatën e rënduar politike në vend, duke ftuar pozitën dhe opozitën që të nisin sa më parë dialogun për zgjidhjen e saj. Në një deklarate të shpëndarë sot për mediat nga KSHH, thuhet se "KSHH, si një nga organizatat që prej 20 vjetësh kontribuon për mbrojtjen dhe respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut është e bindur se ende nuk janë shterur rrugët dhe mjetet për zgjidhjen e ngërçit politik, për t'i hapur rrugën funksionimit normal të institucioneve kryesore të shtetit". Duke shprehur bindjen se vetëm dialogu konstruktiv dhe jo gjuha e urrejtjes do të japë rezultate konkrete, KSHH i fton palët t'a nisin atë sa më parë. Në këtë kuadër, KSHH sugjeroi "zgjidhjen e shpejtë të mosmarrëveshjes politike midis pozitës dhe opozitës, duke theksuar se kjo kërkon vullnet politik reciprok, dialog konstruktiv, transparencë, mirëkuptim dhe ndalim të akuzave të ndërsjella, të cilat vetëm e rëndojnë situatën". Në reagimin zyrtar, kjo organizate përshëndeti përpjekjet e vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë rezolutën e Asamblesë Parlamentare të BE-së, e cila rekomandoi ngritjen e komisionit parlamentar për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. /a.m//a.ke/
KOMENTE