Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama I Nis Kongresit Për Miratim Marrëveshjen Bërthamore Të Vitit 2008 Me Moskën
English

Obama I Nis Kongresit Për Miratim Marrëveshjen Bërthamore Të Vitit 2008 Me Moskën

UASHINGTON, 11 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama dërgoi mbrëmjen e kaluar për ratifikim në Kongres marrëveshjen e bashkëpunimin bërthamor civil të nënshkruar në maj të vitit 2008 me Moskën, çështje e lënë pezull pas konfliktit mes Rusisë dhe Gjeorgjisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë. E nënshkruar më 6 maj të vitit 2008 pas një marrëveshje të arritur nga paraardhësi i Obama, George W. Bush dhe homologu i tij i atëhershëm Vladimir Putin, ajo u mundëson dy vendeve të zhvillojnë marrëdhënie tregtare në këtë sektor ndërkohë që përpiqen të luftojë kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë. Një provë e vështirë prej 30 vjetësh, marrëveshja lejon "shkëmbim teknologjie, materialesh, dhe pajisjesh, përfshi reaktorët, si dhe të komponentëve të nevojshëm për kërkimet bërthamore, dhe prodhimin e energjisë elektrike", sipas një dokumenti të publikuar në atë kohë nga SHBA-ja. Por, marrëveshja nuk ishte miratuar në Senat dhe u largua nga rendi i ditës për votim nga administrata e asaj periudhe pas luftës së Rusisë me Gjeorgjinë./ /i.p/
KOMENTE