Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
P/Ligj Që Rregullon Marrëdhëniet Administrative Në Rastet E Kundravajtjeve
English

P/Ligj Që Rregullon Marrëdhëniet Administrative Në Rastet E Kundravajtjeve

- Komisioni i Ligjeve miraton në parim p/ligjin "Për kundravajtjet administrative" - TIRANË, 11 Maj/ATSH/.- Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi sot në parim projektligjin "Për kundravajtjet administrative", që synon rregullimin e marrëdhënieve administrative në rastet e kundravajtjeve. P/ligji, që përmirëson ligjin aktual të miratuar në vitin '93, i është nënshtruar disa ndryshimeve jothelbësore, të diktuara nga ndryshimet e thella që ka pësuar legjislacioni shqiptar në përgjithësi. Objekt i tij janë aktet administrative të ndëshkimit administrativ, kundërvajtjet administrative të kryera nga persona juridikë e fizikë, si dhe procedurat e ekzekutimit të dënimit administrativ të vendosura nëpërmjet një akti administrativ të vlefshëm. Relatorja e komisionit për këtë p/ligj, deputetja Arenca Trashani, tha se drafti bën një rregullim të plotë të dinamikës së marrëdhënieve administrative në rastin e kundërvajtjeve. Sipas saj, p/ligji përmirëson e harmonizon edhe pjesën tjetër të legjislacionit që lidhet me këtë fushë, duke përfshirë një sërë ligjesh dhe hallkash institucionale që nuk e gjenin veten në ligjin ekzistues. Deputetja Trashani vlerësoi si një element shumë pozitiv të draftit unifikimin e procedurave të shqyrtimit, gjykimit, ankimimit në marrëdhëniet administrative, duke ofruar zgjidhje edhe për një sërë rastesh që deri më sot kanë qënë të pazgjidhura. /a.s//a.ke/
KOMENTE