Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pakistan - Arrin Në 14 Bilanci I Rebelëve Të Vrarë Në Një Sulm Në Waziristanin Verior
English

Pakistan - Arrin Në 14 Bilanci I Rebelëve Të Vrarë Në Një Sulm Në Waziristanin Verior

MIRANSHAH, 11 maj /ATSH-AFP/ - Bilanci i një sulmi me raketa të lëshuara nga avionë të telekomanduar, që shkatërruan sot një vendstrehim dhe kamp stërvitjeje ushtarake të talebanëve dhe al-Kaidës në Waziristanin Verior, veriperëndim të Pakistanit, arriti në rreth 14 të vdekur, njoftuan burime lokale të sigurisë. Sulmi gjatë të cilit u përdorën rreth 12 raketa ndodhi në zonën Lowara Mandi, në Waziristanin Verior, një prej zonave fisnore në afërsi të kufirit me Afganistanin, që njihet si bastion i luftëtarëve talebanë dhe atyre të al-Kaidës. Në bilancin fillestar numri i viktimave ishte katër. Bëhet fjalë për sulmin e dytë në rajonin malor që nga e diela, ndërsa një tjetër sulm me avion të telekomanduar shkaktoi vdekjen e dy militantëve. "Sipas informacioneve që disponojmë, 14 rebelë kanë mbetur të vdekur. raketat kishin si shënjestër një vendstrehim dhe kamp stërvitjeje si dhe disa automjete që ndodheshin të parkuara përreth kampit", deklaroi për deklaroi për AFP një zyrtar i lartë pakistanez pa bërë publik identitetin e tij. Disa zyrtarë lokal konfirmuan sulmin dhe bilancin, si dhe hollësitë e sulmit./ /i.p/
KOMENTE