Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Projektohet Rruga Për Qarkullimin E Automjeteve Tek Ish-Fusha E Aviacionit
English

Projektohet Rruga Për Qarkullimin E Automjeteve Tek Ish-Fusha E Aviacionit

TIRANË, 11 Maj /ATSH, Gjergji Mima/ - Punimet për ndërtimin e Parkut Urban tek ish - Fusha Aviacionit, po vazhdojnë në të gjithë zonën që përfshin ky projekt. Sipas Bashkisë së Tiranës, këto ditë po projektohet rruga për qarkullimin e lirshëm të automjeteve dhe komunitetit. "Me qëllim që të mos pengohet lëvizshmëria e banorëve dhe mjeteve, në anën veri-lindore po përgatitet projekti i rrugës pas pallateve, që do të sigurojë qarkullimin e lirshëm të mjeteve dhe komunitetit si dhe do të mundësojë një ecuri normale të punimeve, edhe në këtë zonë", thanë burimet. Sipas tyre, "një nga problematikat e ndeshura në realizimin e projektit është lirimi i sheshit nga ndërtimet pa leje si gardhe, shtesa një dhe dy katëshe, zënie të sipërfaqeve publike për lokale private etj, ndërsa së shpejti do të fillojë asfaltimi i rrugës në anën veri-perëndimore të objektit dhe shtrimi i disa shesheve me beton të stampuar". Projekti për parkun tek ish-Pista e Aviacionit parashikon krijimin e një hapësire urbane, një parku tematik, që synon të mos fragmentojë më tepër hapësirën ekzistuese, por të unifikojë dhe lidhë më tepër segmentet urbane të ish-Pistës së Aviacionit, hapësirat ekzistuese mes tyre, si dhe me ato, që do të zhvillohen në të ardhmen./n.m/
KOMENTE