Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama:Opozita Është E Vendosur Në Rezistencën E Saj Paqësore
English

Rama:Opozita Është E Vendosur Në Rezistencën E Saj Paqësore

TIRANË, 11 Maj/ATSH/. - Kryetari i PS-së, Edi Rama, deklaroi sot se opozita është e palëkundur dhe e pathyeshme në rezistencën e saj paqësore, ndërsa shprehu gatishmërinë për t'i hapur rrugë zgjidhjes së problemit. "Ne jemi të vendosur dhe të pathyeshëm në këtë rezistencë, që është një rezistencë paqësore për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë. Ne jemi në çdo orë të gatshëm t'i hapim rrugën zgjidhjes në funksion të interesit publik dhe të çdokujt që është ose nuk është me ne në ditë të zakonshme dhe që sot ka edhe mbrojtjen tonë, për liritë e tij të munguara dhe për të drejtat e tij të cunguara, në funksion të aspiratave që shumëkush këtu i ka braktisur", u shpreh Rama. Rama e bëri këtë deklaratë pasi vizitoi në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' grevistët e shtruar me gjendje të rënduar shëndetësore, të cilët po marrin një trajtim më të specializuar mjekësor./a.s/s.s./
KOMENTE