English

Thai Ngoc, njeriu i pagjumë: Nuk fle prej 37 vitesh!

Quang Nan, 11 maj, NOA - Thai Ngoc, vietnamezi 69-vjeçar, ka tërhequr vëmendjen e shtypit dhe botës mjekësore. Pasi sipas atij dhe familjes, por edhe nga konfirmimi i disa analizave, ai nuk fle prej 37 vjetësh, që nga dita pasi një temperaturë e lartë e goditi gjatë një nate të vitit 1973.

Ai nuk e di nëse dështimi për të fjetur ka ndikuar në shëndetin e tij, por është në formë të mirë dhe mund të punojë i qetë në tokën e tij, si çdo person tjetër në fshatin Quang Nam.

Çdo ditë, ai transporton thasë prej 50 kg deri poshtë në qytet duke bërë 4 km dhe ndonjëherë ndihmon fqinjët e tij. Gruaja e Ngoc citon për mediat lokale se burri i saj nuk kishte probleme me gjumin, por pas asaj nate në 1973 as edhe një ilaç i fortë nuk mund ta vërë atë në krevat.

Mjekët në Darang pas disa testeve mjekësore konstatuan te ai një gjendje shëndetësore të shkëlqyer, me përjashtim të disa problemeve të vogla të mëlçisë, por asgjë për t'u shqetësuar.

"Kam pirë hape gjumi dhe ilaçe tradicionale vietnameze, por asgjë nuk më ka ndihmuar, madje sikur të fle edhe për disa minuta. Jam lodhur shumë, jam dehur, por asgjë nuk ka qenë e mundur”, thotë ai. Natën Ngoc i dedikohet fermës së tij, ose ruan pulat dhe bagëtinë për të penguar ardhjen e ndonjë hajduti.

Ose e përdor kohën për aktivitete të tjera: brenda tre muajve, gjatë natës, ai ka ndërtuar dy pellgje për kultivimin e peshkut.

Është një çrregullim që quhet “Pagjumësi Fatale Familjare” e si pasojë e kësaj sëmundjeje personi nuk është në gjendje të flejë, dhe mund të rezistojë pak muaj ose pak vite", thotë dr. Vikas Vadhva në Sleep Services Australia.

Por vietnamezi gati 70 vjeç nuk ka vuajtur ndonjë pasojë prej gati 40 vitesh që s’fle.

Tek ai nuk u diagnostikua “Pagjumësia Fatale Familjare”dhe duket që është në formë të përsosur.

Vetëm në vitin 2006 te Ngoc filluan disa shenja të lodhjes, duke thënë se ndihej "si një fushë pa ujë."

Gjendja e tij e çuditshme është intervistuar nga disa stacione televizive dhe disa gazetarë britanikë janë përpjekur për të hetuar këtë çështje.

Për të verifikuar nëse nuk flinte as dhe një minutë pas katër ditë xhirimesh të vazhdueshme përpara Ngoc u vendosën dhe 9 objekte që ai do të mbante mend disa orë më vonë. Por Ngoc nuk kishte asnjë vështirësi për t’i kujtuar me rend të saktë.

Gjithashtu është verifikuar encefalogramma e tij dhe gjendja mendore në Spitalin Danang, Çdo gjë është normale, nuk ka problem në gjak ose në encefalogramma.

Shpjegimi? Momentalisht nga mjekët jepen vetëm disa hipoteza: duke filluar nga "mikro-gjumi" që zgjat pak duke bërë kështu që Ngoc të mos dallojë gjumin nga momenti i çlodhjes.

a.k/NOA

KOMENTE