English

United kthehet tek Benzema

Angli, 11 Maj NOA - Alex Ferguson është rikthyer sërish tek dëshira e tij për të pasur në radhët e skuadrës së Manchester United, sulmuesin francez të Realit, Karim Benzema.

United ka shfaqur interes për të dhe sezonin e shkuar por, Reali ofrojë një shumë prej 35 milionë eurosh duke shmangur konkurrencën e ekipit anglez.

Tashmë sipas të përditshmes angleze “Sun” Reali, mund ta lërë të lirë lojtarin në fund të sezonit dhe për këtë arsye United, po përgatit një ofertë, e cila do të jetë rrotull 28 milionë eurove.

Në këtë tratativë mund të futet dhe mbrojtësi i United, Nemaja Vidiç, i cili pëlqehet nga “Los Blancos” dhe për këtë arsye kjo marrëveshje mund të përfundojë me sukses për të dyja palët.

r.b/NOA

KOMENTE