English

Urgjent – Një grevist urie dërgohet në gjendje kritike në spital

Tiranë, 12 Maj NOA – Një grevist u dërgua vetëm pak çaste më parë në gjendje kritike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, raporton gazetari i NOA nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ku ndodhet çadra e ngujimit opozitar.

Konfirmohet se Indrit Gjikondi 23 vjeç, nga qarku i Fierit, një ndër 202 grevistët e urisë u dërgua me urgjencë në spital, pasi paraqitej në gjendje të rëndë.

Deri mbrëmjen e sotme të paktën 24 persona kanë përfunduar në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, mes të cilëve edhe femra si dhe tre deputetë.

r.n/NOA

KOMENTE