English

Vatikan - Papa Benedikti Xvi Viziton Portugalinë

QYTETI I VATIKANIT, 11 maj /ATSH-ANSA/ - Papa Benedikti XVI niset sot për vizitën e tij katër ditore në Portugali, udhëtimi i tij i 15-të jashtë vendit dhe i pesti i një pape në Portugali Avioni i Papës u nis rreth orës 9:00 nga aeroporti italian i Fiumiçinos me destinacion Lisbonës ku pritet të mbërrijë rreth orës 1100 GMT. Në aeroport Papa do të pritet nga presidenti i republikës, Anibal Cavaco Silva, ndërsa ceremonia e mirëseardhjes do të zhvillohet në Manastirin "dos Jeronimos", një nga monumentet më të mëdha portugeze. /e.v/
KOMENTE