Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Al-Kaida Merr Përsipër Sulmin Kundër Ambasadorit Britanik Në Jemen
English

Al-Kaida Merr Përsipër Sulmin Kundër Ambasadorit Britanik Në Jemen

UASHINGTON, 12 maj /ATSH-AFP/ - Al-Kaida në Gadishullin Arabik, AQAP, mori përsipër përgjegjësinë në atentatin e dështuar kundër autokolonës së ambasadorit britanik në Jemen më 26 prill, në një komunikatë të publikuar në disa faqe islamike interneti, njoftoi qendra e mbikëqyrjes së tyre SITE. Ambasadori Timothy Torlot shpëtoi nga ky sulm i ndërmarrë nga një kamikaz i cili u hodh kundër autokolonës së tij ndërkohë që ndodhej rreth 600 metra nga ndërtesa e kancelarisë. AQAP identifikoi kamikazin me emrin Othman Nouman al-Salawi, duke konfirmuar informacionet e policisë jemenase dhe publikoi fotografinë e tij, njoftoi faqja e mbikëqyrjes së faqeve islamike të internetit SITE. Sipas komunikatës, kamikazi i përkiste "brigadës së sheikut Abu Omar al-Bagdadi", njëri nga shefat kryesorë të Al-Kaidës në Irak, i vrarë më 18 prill gjatë operacioneve të përbashkëta amerikano-irakiane në veri të Bagdadit. Atentati kundër autokolonës së ambasadorit shkaktoi tre të plagosur mes kalimtarëve dhe kancelari është mbyllur për rreth dy javë. Ministria e Brendshme e Jemenit është shprehur se atentati mbante vulën e Al-Kaidës. Ndërsa, Departamenti i Shtetit i përfshiu dje dy zyrtarë të lartë të AQAP-it në listën e anëtarëve të një organizate terroriste, mësohet nga një komunikatë. /I.Pu.
KOMENTE