Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Avokati I Prokurimeve: 526 Ankesa Ne Vitin 2009
English

Avokati I Prokurimeve: 526 Ankesa Ne Vitin 2009

TIRANE 12 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- Prokurimet publike, edhe pse është futur procedura elektronike, mbeten një problem i madh në përdorimin e fondeve buxhetore. Ky përfundim del nga raporti vjetor i punës për vitin 2009 i Avokatit të Prokurimeve. Avokati i Prokurimeve, Altin Qoshja duke prezantuar këtë raport, tha sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave se, gjatë vitit 2009 ka pasur 526 ankesa nga subjektet private për tenderët e zhvilluar. "Në total, ka pasur 274 hetime administrative ndaj ankesave, sepse argumentet e ofertuesve ishin të mjaftueshme për të nisur një hetim", deklaroi Qoshja. Sipas tij, në 252 raste të ankesave të paraqitura është bërë shqyrtimi administrativ. Ai tha se ndër problematikat më të mëdha të identifikuara që kanë tenderat publikë janë zhvillimi i tyre pa përcaktuar fond limit, hartimi i dokumenteve në kundërshtim me kriteret e paracaktuara, shqyrtimet me magësi i ofertave konkuruese dhe mosrespektimi i afateve të ankesave të ofertuesve. Po ashtu janë vërejtur mosrespektim të rekomandimeve nga Agjencia e Prokurimit, mangësi në aplikimin e formës elektronike të tenderimit si edhe magësi në procedurat e koncensioneve. Megjithatë, shtoi Qoshja, gjatë vitit të kaluar u vu re një rritje e numrit të aplikimeve për tender, që sipas tij, lidhet me futjen e procedurave elektronike./s.s./
KOMENTE