English

Axhenda Për Ditën E Mërkurë, 12 Maj

Ora 09:00 - Kryeministri Sali Berisha merr pjesë në konferencën e Transparency International, në Hotel "Tirana International". Ora 10:00- Kryeministri Sali Berisha dhe Drejtori i TI, Departamenti i Europes dhe Azise Qendrore, Miklos Marschall, do të japin një konference për shtyp në Hotel "Tirana International". Ora 11:00 - Zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave. Ora 10.00 - Komisioni Parlamentar i Ekonomise dhe Financave diskuton raportin e Avokatit të Prokurimeve. Ora 10.00- Urdhri i Infermierëve organizon në Hotel "Tirana International" konferencën e Dytë Kombëtare. Ora 10.00 - Në Hotel "Tirana International" mbahet konferenca mbi Strategjite dhe Politikat Kulturore. Ora 12.30 - Delegacioni i Bashkimit Evropian organizon në Hotel 'Rogner' pritjen e përvitshme diplomatike me rastin e Ditës së Evropës. Ora 12:30 - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, merr pjesë në ceremoninë me rastin e Dites së Evropës në Hotel "Rogner". Ora 11:00- Konference shtypi ne Teatrin Kombëtar për premieren 'Darka e Gabuar' Ora 18:00- Çelet në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar ekspozita "Përhumbje diku.." e piktorit Lian Lutfija KOSOVË Ora 09:00- Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon, në Prishtinë nis takimet e vizitës dyditore me takimin me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni. Ora 10.15 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, pret z.Philip Gordon, ndihmëssekretar i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike. Në takim merr pjesë edhe Kryeministri Hashim Thaçi.
KOMENTE