Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Do të rrisim numrin e studentëve
English

Berisha: Do të rrisim numrin e studentëve

Tiranë, 12 maj, NOA – Arsimi do të jetë prioritet i qeverisë gjatë viteve të ardhshme. Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e sotme të qeverisë u ndal në gjatë në këtë sektor duke theksuar se është e nevojshme që reforma të shtrihet në tre drejtime.

Ai theksoi se duhet që të shtohet numri i studentëve në gjithë vendin, duke u dhënë mundësi të gjithë të rinjve të kenë të drejtën e të arsimohen.

Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se një rëndësi e madhe duhet ti kushtetohet kushteve të universiteteve të reja dhe atyre private që hapen në vend.

Sipas tij “është e mjaftueshme që të angazhohen për një pajisje sa më moderne sa më të mirë të fakulteteve që hapin”.

Nga ana tjetër Berisha u shpreh se vëmendje duhet ti kushtetohet edhe kërkimit shkencor dhe futjes së teknologjive të reja në universitete.

m.xh/NOA

KOMENTE