English

Britani - Kryeministria: Takim Sarkozy-Cameron Në Londër Më 18 Qershor

LONDËR, 12 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy do të niset drejt Londrës më qershor, kur do të zhvillojë një takim me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, David Cameron, në kryeqytetin britanik, vizitë që do të zhvillohet me rastin e 70 vjetorit të thirrjes së bërë nga gjenerali Sharl de Gol në Londër, në vitin 1940 drejtuar trupave franceze që këto të fundit të bashkoheshin me të për të luftuar ndaj nazistëve, njoftoi ''Downing Street'' përmes një deklarate për shtyp./ /i.p/
KOMENTE