Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Darka E Gabuar Premierë Në Teatrin Kombëtar
English

"Darka E Gabuar" Premierë Në Teatrin Kombëtar

RIN KOMBËTAR TIRANË, 12 Maj/ ATSH- Suada Daci/- Romani "Darka e gabuar" e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, dramatizuar nga regjisori Fatos Haxhiraj do të shfaqet premierë në skenën e Teatrit Kombëtar më 15-16 maj nën interpretimin e një kaste të përzgjedhur aktorësh si Ndriçim Xhepa, Bujar Asqeriu, Artan Imami, Anastas Kristofori, Mehdi Malkaj, Marjana Kondi, etj. I rikthyer pas një mungesë 20- vjeçare në skenë, regjisori Fatos Haxhiraj u shpreh sot se "po ngremë në këmbë një vepër që është nga më të bukurat e Kadaresë dhe shpresojmë që me anë të dramës t'i shëmbëllejmë sa më shumë këtij romani". Ndërsa aktori dhe bashkëpunëtori artistik i dramës, Artan Imami tha se, "thelbi jo vetëm ideologjik, por edhe situatat, atmosfera e 'Darkës së Gabuar' do t'i vijnë shumë afër asaj të vërtete që është dhe në romanin e Kadaresë, ku serioziteti i punës së aktorëve që fillon nga dashuria që aktori ka për rolin, do të japë shumë bukur personazhet dhe karakteret". Drama "Darka e gabuar" u përzgjodh fituese në festivalin e Dramës Shqipe dhe do të përfaqësojë Teatrin Kombëtar në Festivalin Mbarëkombëtar të Dramës, që do të mbahet në fund të majit në Teatrin Kombëtar në kuadrin e jubileut të 65-të të themelimit, ku pritet të marrin pjesë trupat profesioniste nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Skenografia e premierës është realizuar nga Taulant Pustina, kostumografia nga Durim Neziri, ndërsa kompozitor Ardit Gjebrea. Romani "Darka e gabuar" është shkruar nga Ismail Kadare gjatë verë-dimrit 2007-2008. I bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që trazoi vite më parë një qytet të tërë, i hetuar për një kohë tepër të gjatë, herë haptas e më së shumti, në fshehtësi, e vërteta e darkës ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotësisht./s.s.//n.m/
KOMENTE