Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputetë Të Ps-Ë Padi Ndaj Zyrtarëve Të Policisë Së Korçës E Shkodrës
English

Deputetë Të Ps-Ë Padi Ndaj Zyrtarëve Të Policisë Së Korçës E Shkodrës

TIRANË, 12 Maj/ATSH/. - Tre deputetë të Partisë Socialiste, Pandeli Majko, Mimi Kodheli dhe Alfred Dalipi, ngritën sot padi penale "për ushtrim dhune", ndaj kreut të policisë së Korçës, Bernard Çaushaj dhe kreut të forcave speciale të Shkodrës, Sevdi Bushati. Paditë u dorëzuan në organet përkatëse nga deputetët Majko dhe Dalipi. Në një prononcim për mediat, Majko deklaroi se ndaj tre deputetëve të PS-së të qarkut të Korçës dhe protestuesve në këtë qytet, që tentonin ta bllokonin aksin rrugor Korçë-Pogradec, është ushtruar dhunë fizike. Ndërkohë, përfaqësuesit e opozitës deklarojnë se për protestën e tyre në Korçë ata kanë njoftuar organet e rendit. Ndërkohë, greva e urisë e 21 deputetëve të PS-së dhe 180 mbështetësve të tyre që po zhvillohet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ka hyrë në ditën e 12-të të saj. Gjatë paradites së sotme situata shëndetësore e grevistëve ka qënë e qetë, ndërkohë që vetëm pak çaste më parë u transportua drejt spitalit një grevist me gjendjen shëndetsore të rënduar. /a.s/
KOMENTE