English

Ekon - Fmn: Maqedonia Drejt Rimëkëmbjes Nga Kriza Ekonomike

SHKUP, 12 maj /ATSH-MIA/ - Maqedonia po rimëkëmbet nga kriza ekonomike, ndërsa sfida kryesore në të ardhmen mbetet që sektori privat të jetë burimi kryesor i rritjes ekonomike, vlerësoi sot Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin për perspektivën ekonomike rajonale për Evropën, që u paraqit në Shkup. "Rimëkëmbja po zhvillohet në mënyrë modeste. Pas rënies së vitit të kaluar prej 0,7 për qind të PBB-së, në Maqedoni për këtë vit parashikojmë se rritja do të jetë 2,0 për qind. Më e keqja e krizës ka mbetur pas", deklaroi Aleksandar Tieman, përfaqësues i përhershëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Maqedoninë. Ai shtoi se efektet e krizës ekonomike në Greqi janë të kufizuara për Maqedoninë. "Nuk shikojmë përhapje financiare të krizës. Bankat në Maqedoni janë të financuara nga depozitat e Maqedonisë. Edhe pse dy banka të mëdha janë në pronësi greke, nuk mendojmë se kriza do të përhapet", theksoi Tieman./ a.jor.
KOMENTE