Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fishë Teknike - Tragjeditë Ajrore Më Të Rënda Të Viteve Të Fundit
English

Fishë Teknike - Tragjeditë Ajrore Më Të Rënda Të Viteve Të Fundit

ROMË, 12 maj /ATSH-ANSA/ - Rrëzimi i një avioni me 104 persona në bord në aeroportin e Tripolit është i fundit nga një seri aksidentesh ajrore që vitet e fundit kanë shkaktuar mijëra të vdekur. Më poshtë vijojnë tragjeditë më të rënda: 10 prill 2010 - Tupolevi presidencial 154 që transportonte presidentin polak Lech Kaczynski rrëzohet para uljes në aeroportin e Smolenskut, në Rusinë perëndimore. Askush nga 96 pasagjerët e avionit nuk arriti të shpëtonte. Së bashku me Kaczynskin humbën jetën bashkëshortja e tij Maria, dhe krerët më të lartë të shtetit polak. 20 gusht 2008 - Një avion model Md-82 i kompanisë "Spanair" rrëzohet gjatë ngritjes për fluturim në aeroportin barajas të Madridit. 154 persona humbin jetën. 17 korrik 2007 - Në Congonhas të Brazilit, një avion del nga pista gjatë uljes dhe përplaset me një hangar, 170 viktima. 9 korrik 2006 - Një avion pasagjerësh rrëzohet në aeroportin e Irkutsk në Siberi, duke shkaktuar vdekjen e 157 personave. 8 maj 2003 - Të paktën 200 persona humbin jetën pas rrëzimit të një avioni Ilyushin-76 në Republikën Demokratike të Kongos. 19 shkurt 2003 - Në Iran, një avion Ilyushin i Pasdaranëve rrëzohet ndërmjet Zahedanit dhe Kermanit. Në incident humbin jetën 276 persona. 12 nëntor 2001 - Një Airbus A-300 i kompanisë American Airlines, që po fluturonte drejt Republikës Dominikane, rrëzohet pas ngritjes në fluturim nga Nju Jorku në një zonë banimi në lagjen e Queens. Humbin jetën 265 persona. 8 tetor 2001 - Në aeroportin Linate të Milanos, Itali, dy avionë përplasen gjatë ngritjes në fluturim duke shkaktuar vdekjen e 118 personave. /e.v/
KOMENTE